12 Gusht, 2024

Reperja e njohur ‘çmend’ ndjekësit! Pozon nu*o në promovimin e këngës së re


Reperja e njohur Megan Thee Stallion, ka pozuar e zhveshur në Instagram për të promovuar videoklipin e saj të ri.

Është publikuar videoklipi i këngës ‘Mamushi’ dhe reperja mendoi se ishte një ide e mirë ta promovonte me një sërë fotosh nu*o.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megan Thee Stallion (@theestallion)

Në postimin që ka bërë në llogarinë e saj personale, ku u rekomandon miqve të saj online që të hyjnë dhe të shikojnë klipin e saj, reperja pozon duke mos i lënë vend imagjinatës.

Në foton e parë që ka publikuar, ajo është fotografuar me shpinë të kthyer nga kamera, duke i treguar audiencës tatuazhin në formë dragoi që zbukuron trupin e saj.

Në një foto tjetër, Megan Thee Stallion tregon të gjithë dizajnin në shpinë, ndërsa në të fundit i duken vetëm sytë teksa del nga një ujë i bardhë.

© Panoramaplus.al