Ajo ka qenë mjaft e zënë këtë verë, duke argëtuar fansat e saj me koncertet e shumta që ka bërë. Dhe tani 27-vjeçarja Rita Ora, vazhdoi shfaqjen e saj në Shqipëri, të dielën.
Ylli britanik-kosovar doli në skenë e veshur me një kostum të verdhë fosforeshent, ku tregoi mrekullisht linjat e saj trupore.

Kështu shkruan “Daily Mail” për koncertin e këngëtares me origjinë shqiptare në Tiranë.
“Veshja e saj e ndërlikuar i theksoi barkun dhe këmbët e hollë, ndërsa ajo komandonte skenën me lëvizjet e saj të kërcimit, teksa mbante veshur nj palë çizme. Këngëtarja e hitit “Hot right now” dha gjithë veten e saj në skenë duke performuar këngët e saj për publikun e entuziazmuar”, shkruan “Daily Mail” për koncertin e Orës.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
