Aktorja e njohur Halle Berry së fundmi është divocuar nga ish-bashkëshorti i saj Olivier Martinez 8 vite pasi paraqitën kërkesën në gjykatë.

57-vjeçarët i kanë dhënë fund martesës së tyre 3-vjeçare, ndërsa kanë rënë dakord dhe kanë bërë një marrëveshje mbi kujdestarinë e djalit të tyre Maceo.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë dyshja përmes një deklarate në rrjetet sociale.
“Me zemër të thyer ne kemi marrë vendimin për divorc. Ne do ecim përpara me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe do të fokusohemi tek ajo që është më e mira për djalin tonë. Ne i urojmë njëri-tjetrit veç lumturi në jetë dhe shpresojmë që edhe ju të respektoni privatësinë tonë.“- kanë shkruar ish-çifit.
Ylli fitues i çmimit “Oskar” tani ka kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të djalit të tij, ndërsa tani ajo duhet t’i paguajë Olivierit shumën prej 8,000 dollarë në muaj dhe shpenzimet për sigurimin shëndetësor, terapinë dhe shkollën e Maceo-s.
Halley duhet të mbulojë gjithashtu shkollimin e shkollës private të Maceo-s dhe të gjitha aktivitetet e tij të tjera, si shpenzimet e tij të futbollit, ndërsa Berry do të paguajë faturën për sigurimin mjekësor, dentar të Maceo-s si dhe shpenzimet e tjera.
Kujtojmë që Martinez u takua me Halle në xhirimet e filmit “Dark Tide”, i cili po xhirohej në Afrikën e Jugut në vitin 2010.
Dyshja konfirmuan fejesën e tyre në mars të vitit 2012 dhe u martuan në Francë vetëm një vit më vonë, më 13 korrik 2013.
Në tetor të atij viti, tre muaj pas lidhjes së martesës, ata mirëpritën një djalë Maceo.
Kjo është martesa e tretë e dështuar për Halle, e cila ishte martuar dy herë para se të martohej me Martine.
© Panoramaplus.al
