19 Shkurt, 2026

“Më vjen turp!”- Mozzik i dedikoi këngën me dissi-n e rëndë, reagon për herë të parë Loredana: Ai nuk interesohet për vajzën! Qejfi i tij është të më shohi mua keq


Reperja e njohur Loredana ka reaguar për herë të parë pas këngës së fundit të ish-partnerit të saj, Mozzik, në të cilën ai i dedikon disa vargje diss-i.

Në tekstin e këngës, reperi i referohet lidhjes së Loredanës me futbollistin Karim Adeyemi, duke përdorur fraza të rënda që, sipas artistes, kanë ndikuar jo vetëm tek ajo, por edhe tek vajza e tyre, Hana.

(“S’po t’vjen marre, cikën po ta rrit Karimi! Mozzik ish-gruaja po të q##et me zezak, dmth fëmija zt nesër përzihet në gjak.”) ishin vargjet e Mozzik në dissi-n kushtuar Loredanës.

Në një intervistë Loredana u shpreh se është ndjerë shumë keq pas publikimit të këngës.

“Isha në shtëpi kur e pashë dhe thashë: ‘Haj medet o Zot’. Është shumë e rëndë. Vajzës i thashë që nëse do të flasë me babin, le të flasë, nëse jo, është e drejta e saj,” – u shpreh ajo.

Artistja theksoi se situata ka prekur ndjeshëm dhe Hanën teksa shtoi: “U ndjeva shumë keq. Nuk është e nevojshme t’i bësh gjërat në atë mënyrë. I kam shkruar edhe atij dhe i kam thënë: ‘Hana është shumë keq’. Më vjen shumë turp dhe shumë keq për vajzën,” .

Ndër të tjera, Loredana sqaroi se nuk e ka ndaluar asnjëherë Mozzikun që të takojë vajzën. Ajo pranoi se gjatë shtatzënisë, në një moment të vështirë emocional, i kishte shkruar se nuk do ta takonte vajzën, por theksoi se ajo ka qenë një deklaratë e bërë në gjendje të rënduar psikologjike.

“Ai e ka derën e hapur gjithmonë për ta parë vajzën kur të dojë. Por nuk e ka parë si obligim të vijë. Gjithmonë më ka thënë që duhet t’ia sjell unë. Unë i them vajzës: ‘Merr babin në telefon’, por me zor nuk e bëj dot këtë komunikim kur ai nuk është i interesuar,” u shpreh ajo.

Sipas Loredanës, Mozzik ka pasur koncerte në Gjermani, por nuk ka shfrytëzuar rastin për të takuar Hanën.

Jo se nuk ia kam lejuar unë, asnjëherë nuk i kam thënë që nuk ka të drejtë të vijë. Unë mendoj se është thjesht urrejtje ndaj meje dhe qejfi i tij për të më parë keq,” përfundoi reperja në “Mirembrema Yje”

© Panoramaplus.al