28 Tetor, 2024

“Më vjen keq”- Gafa e Selena Gomez bëhet virale, “përfshin” Diddy-n në eventin e bamirësisë


Selena Gomez bëri një lapsus të vogël gjatë një fjalimi në eventin e saj bamirës në LA të enjten mbrëma dhe kishte të bënte me Diddy!

Selena iu drejtua misionit të bamirësisë së saj, për të ndihmuar në parandalimin e vetëvrasjes midis të rinjve.

E ndërsa prezantoi në skenë drejtorin ekzekutiv të Didi Hirsch, ajo e thirri rastësisht “Diddy” sepse emrat janë të ngjashëm.

Turma e kuptoi gabimin e Selenës dhe shpërtheu menjëherë në të qeshura.

Me të vërtetë më vjen keq”, tha Selena duke e kaluar me një buzëqeshje.

© Panoramaplus.al