18 Shkurt, 2019

Me veshje të kuqe dhe gjithë sharm, ja me kë u takua Grida Duma për Shën Valentin


Paparazzi ynë ka qenë në lëvizje përgjatë gjithë ditës së 14 shkurtit, i pagëzuar si dita e të dashuruarve.

Ai ishte në kërkim të personazheve Vip, për të parë se ku shkojnë dhe me çfarë merren në këtë ditë, ku festohet dashuria në çift. Një personazh i rëndësishëm i politikës dhe me shumë sharm, Grida Duma, ra në “rrjetën” e paparazzit tonë!

E veshur me të kuqe, ne ishim kuriozë të merrnim vesh se ku po shkonte zonja Duma dhe kë do të takonte. Paparazzi ynë e ka kapur deputeten e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Grida Dumën, në fakt, në një kafe të gjatë me përfaqësuesen e ambasadës së Rumanisë, në Rogner.

Dhe nuk është risi, pasi zonja Duma shihet shpesh në takime të tilla, ku politika e jashtme dhe integrimi janë tema dhe qëllimi i takimeve. Nuk dihet cila ka qenë arsyeja e kësaj kafeje dhe bisede të gjatë, por me siguri që Duma edhe në këtë rast, si deputete, por edhe si ish zv.ministre e Integrimit, do ketë diskutuar për çështjet e politikës së jashtme dhe të integrimit, sepse Rumania do të marrë Presidencën e radhës.

Zv.ambasadorja e Rumanisë duket se i ka dhuruar diçka zyrtare znj. Duma, me logon e Presidencës së Rumanisë. Pra, deputetja demokrate ishte me angazhimet e karrierës së saj edhe në një ditë romantike si kjo!

PANORAMA PLUS      

© Panoramaplus.al