Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Dea Mishel ka treguar se është përballur me komente negative pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Influencerja tha se disa nga ndjekësit e saj i kanë uruar vdekjen ndërsa ajo ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore.
“Janë disa njerëz që komentojnë gjëra ç’njerëzore. Unë kisha dhënë mesazhin për sëmundjet kontrollet e shpeshta dhe kishte njerëz që më uronin dhe vdekjen, ishte e tepërt. Nuk di çfarë të them më tepër. Janë ça gjëra që e kalojnë njerëzoren, uroj që njerëzit të kenë pak më shumë pozitivitet”, u shpreh Dea në “Top Arena”.
Nga ana tjetër këngëtarja Fifi tregoi se të njëjtat komente ka marrë edhe familjarët e saj në kohën kur i ra të fikët në shtëpinë e “BBV”, ku ndër to ishin “ishalla nuk çohet më.”
“Unë një këshillë kam, a e mban mend kur më ka rënë të fiktë, babait tim i kanë dërguar mesazh ‘ishalla nuk çohet’. Kështu mos e vrit mendjen fare, veç uroje prej vetes dashurinë dhe kaq. Mos u merr fare”- tregoi këngëtarja.
© Panoramaplus.al

