17 Qershor, 2022

Me tuta dhe maskë në fytyrë, Rita Ora shfaqet ndryshe duke treguar rutinën e saj pas palestrës (VIDEO)


Rita Ora shënoi publikimin e këngës së saj të re me një TikTok qesharak që ajo postoi më pas në story.

Me një maskë në fytyrë dhe veshur me një bluzë të bardhë të shkurtër , këngëtarja tregoi lëvizjet e saj energjike ndërsa përdorte një rul kristali.

@ritaora My moning routine consists of…. #fyp #foryoupage ♬ Sugercaneremixspeedup by kojomiles – CERTIFIED ?LOVER ?BOY ?

Kjo erdhi pasi Rita prezantoi zyrtarisht këngën e saj të re Barricades, teksa kishte vendosur gurë të çmuar në fytyrë dhe mbante veshur një bluzë me shkëlqim.

Wow: It comes after Rita took to social media to share a series of sultry snaps sporting face jewels and a busty top to celebrate the release of her new single Barricades

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” u tall me gjendjen e trupit të saj pas një stërvitje rraskapitëse, teksa u rrëzua ndërsa përpiqej të ecte drejt shtratit të saj.
Me tuta dhe bluzë ku gati dukej gjoksi , Rita shkroi : “Kur shkoj fort ditën e këmbëve”.

@ritaora When i went to hard on leg day at the gym ??‍♀️ #fyp #foryoupage ♬ ur soo kewt if u use this sound . – ?.

Ju kujtojmë që disa ditë më parë Rita Ora ndau një video në Instagram ku shfaqet duke kënduar me JLo, të cilën nuk e kishim parë më herët. Ato këndonin një këngë spanjolle përpara një pianoje teksa kimi mes tyre ka marrë vëmendjen e fansave.

Rita kishte veshur një jumpsuit të zi, të cilin e kishte kombinuar me një palë sandale me taka. Ajo i kishte kapur flokët e saj, kurse Jennifer dukej elegante me një fustan maxi shumëngjyrësh.

Në një mbishkrim të gjatë krahas videos, Rita foli për dokumentarin e Jennifer-it në Netflix, titulli i të cilit lidhet me faktin se ka hyrë në të 50-at dhe shfaqjen e saj në pjesën e parë të ‘Super Bowl’ me Shakira. Rita tha se ajo vazhdon të frymëzohet nga puna e palodhur dhe ‘bujaria’ e Jennifer-it dhe shtoi se ajo frymëzon gratë për të arritur ëndrrat e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

© Panoramaplus.al