Gjyshja e këngëares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhës ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në InstaStory, krahas një fotoje me të shtrenjën e saj.
“U presh në paqe halla. Ne e quanim hallushe. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa e dashur dhe sa edukuese ishe ti. Faleminderit për çdo moment që ndave me ne. Faleminderit që më tregove mua se çfarë ndjenje është të të duan. Të dua shumë, pushofsh në paqe.”- ka shkruar këngëtarja.


Bebe gjithashtu njoftoi se do të anulojë koncertin e saj në Dubai për shkak të kësaj ngjarje.


