11 Prill, 2018

“Më tradhto dhe do të djeg vilën”, fansja nxjerr blof Encën


Që në momentin që u publikua, videoklipi me titull “Dua” i Encës bëri shumë bujë, e gjithashtu u komentua pafund për shkak të tematikës që trajtonte dhe skenave erotike që përmban.

Pati nga ata që e pëlqyen, e të tjerë që e kritikuan. Megjithatë klipi pati shumë sukses duke arritur 7 milionë shikime në kanalin e “Youtube”-it.

Enca herë pas here poston në “Instagram” foto e video nga klipi dhe kështu ka vepruar edhe sot duke publikuar pjesën kur ajo djeg vilën.

“Më tradhto dhe do ta djeg vilën”, shkruan Enca duke e shoqëruar me një pjesë të klipit. Por një fanse e saj e nxjerr blof duke i komentuar se në video është mashkulli që ka lidhje me dy femra.

“Haha po, por po flas për jetën reale tani”, i replikon Enca duke e shoqëruar komentin me një emoji duke qeshur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al