E teksa edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e “Big Brother VIP Kosova”, tensionet dhe debatet mes banorëve në shtëpi sa vin dhe shtohen.

Së fundmi konkurentët iu kanë përgjigjur disa pyetjeve pikante të ndërtuara nga publiku jashtë, ku një ndër to i drejtohej Edona James.
“Përse bullizon kaq shumë në shtëpi, kur ty gjithë jetën të kanë bullizuar? – ishte pyetja për transgjinores, e cila tha se përdor si mjet për vetëmbrojtje pasi është mësuar të luftojë pa filluar lufta.
“Sepse unë jam bullizuar, ofenduar e gjykuar tërë jetën. Unë më shumë kam dëgjuar gjykime në jetën time se sa fjalë të mira. Jam mësuar pa ia nis lufta, me luftu. Sulmoj për tu mbrojtur. Nuk është ndjenjë e mirë por unë nuk mundem që të ta ndaloj sepse në jetën time ti nuk e din se si është me u gjykuar.”- tha ajo.
Gjithashtu Edona tregoi se kur ka dhënë një intervistë populli kosovar e kanë gjykuar dhe kërcënuar duke i thënë që të varin veten sepse nuk ka të drejtë të jetojë pasi ka ndërruar gjininë.
“Kosova më ka gjykuar shumë për një intervist që kam dhënë në television, më kanë thënë që mbyte veten, vare veten se ti nuk ke të drejtë të jetosh se ke ndëruar gjininë dhe je kundër zotit.”- u shpreh banorja.
© Panoramaplus.al
