12 Qershor, 2024

“Më tha është e mirë për shëndetin”/ Robert Berisha dhe Big Mama kanë provuar viagra së bashku! Moderatori rrëfen historinë e sikletshme: Mu çuan rrobat…


Moderatori Robert Berisha ka rrëfyer një histori të sikletshme që kaloi gjatë një udhëtimi me këngëtaren Big Mama për Amerikë.

Ai tha se teksa ishin në Norvegji udhëtimi i tyre është shtyer për ditën tjetër dhe morën një shtëpi për të pushuar, në dhomë gjetën disa kokërra që ishin si mjatë.

“Më tha merre se është e mirë për shëndetin”, u shpreh Roberti që i kishte thënë pronari i shtëpisë duke e mashtruar pasi ajo ishin viagra për të shtuar dëshirën seksuale.

Duke qeshur moderatori tregoi se ai dhe Big Mama kishin konsumuar kokërrat, ndërsa tha: “Mu çuan rrobat”.

“Duke shkuar për në Amerikë, e kemi pasur udhëtimin nga Norvegjia. Shkuam në shtëpi për të pushuar 2 orë dhe pastaj kishim për të shkuar në aeroport. Na erdhi emaili që fluturimi u shty për të nesërmen. U kthyem në shtëpi.  E hapëm derën dhe thashë çfarë është kjo? Më tha merre se është e mirë për shëndetin. Ishte një farë mjalte e vogël. Si më mashtroj, shkruante turqisht dhe arabisht. Kurrë skisha pa. Kur e hapa me lajthi e gjëra, thashë është e mirë për shëndetin. E hëngra dhe kjo (Big Mama). Ajo ishte për tu çu disa gjëra, kësaj çfarë kishte me i çu. Mu çuan rrobat. Jam futur në aeroplan me jorgan. Kurrë se harroj atë natë. E ti hi me stjuardesa, i flakët”- tha Roberti në emisionin “Robi plaket kur don vet”.

© Panoramaplus.al