13 Shkurt, 2026

“Më tërheqëse se kurrë!”- Shkëlqen Kylie Jenner, modelja pozon me të brendshme dhe reçipeta


Ylli televiziv Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me fotot e saj më të fundit në Instagram, ku shfaqet duke reklamuar reçipeta dhe të brendshme nga marka SKIMS, biznes i  motrës së saj, Kim Kardashian.

Nëna e Stormi-t dhe Aire-s u shfaq me një siluetë të tonifikuar, flokë të lëshuara dhe grim natyral, duke theksuar linjat elegante dhe stilin minimalist.

Fansat reaguan menjëherë me komente, duke e cilësuar Klylie-n si “një miliard dollarë” dhe “më tërheqëse se kurrë”.

Fotot morën gjithashtu pëlqime nga motrat e saj Kourtney Kardashian dhe Khloe Kardashian, si edhe nga nëna e tyre, Kris Jenner.

Ky moment vjen në një periudhë të ngarkuar për Kylie-n, e cila përflitet për përfshirje në projektin filmik të Charli XCX, “The Moment”, ndërsa vazhdon të forcojë statusin e saj si sipërmarrëse . Ajo arriti sukses të jashtëzakonshëm financiar përmes markës së saj të kozmetikës, duke ndërthurur me sukses botën e modës, biznesit dhe argëtimit.

© Panoramaplus.al