Shtatëzënia e Genta Ismajlit u komentua shumë gjatë në mediat rozë, pasi ajo dhe partneri i saj nuk e pranonin publikisht lajmin.

Mirëpo, pas disa kohësh përmes disa fotografive të organizuara në “babyshowerin” e saj, këngëtarja lajmërohej se do të bëhej nënë për herë të parë dhe priste dy binjakë.

Shatëtzënia e Gentës nuk ka qenë shumë e ekspozuar në rrjete sociale, pasi ajo zgjodhi privatësinë edhe pasi u bë nënë.

Para disa javësh, me ardhjen në jetë të fëmijëve ajo vendosi që të mos i bëjë publike fytyrat e tyre në mediat rozë, por si duket së fundmi është ‘dorëzuar’.
Ajo ka publikuar në Intsgram ditën e djeshme një fotografi të realizuar gjatë një seti së bashku me dy bebushat e saj të cilat i ka pagëzuar me emrat Ivy dhe Icon.
![]()
Këngëtarja dukej shumë e lumtur teksa mbante në krah foshnjet dhe shkroi se kjo ishte gjëja më perfekte në botë.
‘Më të përsosura nga sa mund ta imagjinonim”-shkroi këngëtarja në postimin në fjalë.
© Panoramaplus.al

