Kylie Jenner i ka vendosur flakën rrjetit me fotot e nxehta të realizuara pranë pishinës së saj, në vilën 36.5 milionë dollarëshe në Holmby Hills, që e bleu në muajin prill.
Milionerja 23-vjeçare ekspozoi linjat trupore e veshur me bikini ngjyrë të kuqe, teksa vendosui në plan të parë të pasmet bombastike.
Motra më e vogël e Klanit Kardashian pozoi e ulur në një shezllon ngjyrë dhe i ktheu shpinën kamerës.
Biznesmenja ndau imazhet provokuese me 200 milionë ndjekësit në Instagram, duke mos lënë vend për imagjinatën.











