31 Mars, 2023

Më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit pas ribashkimit! Wanda Nara dhe Mauro Icardi foto duke u puthur ne buzë


Uanda Nara dhe Mauro Ikardi kanë arritur të rigjejnë qetësinë në çift, pas furtunës që kaluan për muaj të tërë.


Këtë e konfirmojnë edhe fotot e fundit që çifti ka shpërndarë nga Stambolli, aty ku jetojnë që prej kohës kur sulmuesi u bashkua me Gallatasarain.

“Telenovela ime turke e preferuar”, shkruan Uanda në foton e shpërndarë me Ikardin.

Më pas edhe ish-futbollisti i Interit ka publikuar dy foto me bashkëshorten e tij.

Të dy janë shfaqur shumë të lumtur me njëri-tjetrin, teksa vetë Uanda ka deklaruar pak ditë më parë se kanë sqaruar gjithçka dhe vijojnë të duhen njësoj si në fillim.

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al