Victoria Beckham është fotografuar gjatë ditës së djeshme në ‘javën e Modës”, Paris, ku ka shkëlqyer me pamjen e saj.

Ajo kishte zgjedhur një palë pantallona në ngjyrë të zeza si dhe një këmishë mjaft ekstravagante e cila i nxirrte në pah gjoksin e saj.

Beckham paraqiti koleksionin e saj të veshjeve në pasarelë ditën e djeshme, ku u mirëprit mjaft mirë nga të pranishmit.

Ju rikujtojmë se Beckham shoqërohej nga djali i saj, dhe para disa ditësh ajo ndau disa fotografi së bashku me të në profilin e saj zyrtar të instagramit.


© Panoramaplus.al

