17 Nëntor, 2023

“Më shkruajnë këngëtarë e reperë…”- Pas akuzave se Blero dhe Ledri e kanë ngacmuar s*ksualisht, Linda Halimi habit me deklaratën: Muzika është industri e s*ksit


Këngëtarja e njohur Linda Halimi është një ndër konkurente e “Big Brother Vip Kosova” më të përfolura të momentit, për shkak të deklaratave të saj shokuese.

Linda Halimi: Muzika është industri e seksit, më shkruajnë këngëtarë e reperë të estradës që janë të martuar

Së fundmi gjatë darkës së të nominuarve të organizuar nga “Vëllai i madh”, artistja iu ka përgjigjigjur disa pyetjeve provokuese, ku një ndër to ishte “Pse gënjen që e gjithë estrada të kanë ngacmuar?”

“Ta them sinqerisht që nuk gënjej. Të jesh fëmër në industrinë muzikore… Jemi pjesë e industrisë së seksit. Muzika është një industri shumë seksi. Ne nëpër video klipe provokojmë, që nuk i bëjmë çdo ditë. Nëpër videokipe ne veshemi shumë seksi, me bikini. Më shkruajnë këngëtarë e reperë të estradës që janë të martuar– u përgjigj Linda.

Të shumta kanë qenë deklarata e saj në lidhje me ngacmimet që i kanë bërë disa nga personazhet e njohura të estradës shqiptare, ku ndër ta përmendi emrin e Blero Humarremit dhe Ledri Vula.

“Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim.”- tha ajo.

 

© Panoramaplus.al