Një ditë më parë këngëtarja e njohur Era Istrefi ka publikuar videoklipin e saj më të ri. Kënga titullohet “Oh God” vjen në bashkëpunim me artistin xhamajkan, Koshens.

Në klip Era shfaqet shumë seksi teksa kërcen, bën lëvizje beli dhe pak twerk. Ndërsa në pjesën e dytë këngëtarja shfaqet mes një grupi të rinjsh duke kërcyer nën ritmet e muzikës e më pas i bashkohet edhe Koshens.

Ndërkohë kujtojmë që ky është videoklipi i dytë që Era publikon këtë muaj, pas “Prisoner”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
