Ylli i telenovelave meksikane, Edith Gonzalez, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 54-vjeçare.
Prej tre vitesh aktorja vuante nga kancerim ndërsa nuk mundi t’i bënet ballë sëmundjes.

Ishte aktorja, Leticia Calderon e cila konfirmoi vdekjen e Gonzalez në një postim në Twitter ku shkruante: “Edith do të na mungojë!”
Ylli meksikan kishte një vajzë 15- vjeçare, Costanza me bashkëshortin, Lorenzo Margain.


