Një ditë më parë këngëtarja Eni Koçi festoi 22-vjetorin e lindjes. Për ditën e saj të veçantë, ajo mori shumë urime nga të afërmit dhe miqtë.

Sigurisht që një dedikim të veçantë ia bëri edhe motra e saj, këngëtarja Greta Koçi. Ndërsa Genc Prelvukaj fillimisht preferoi të qëndronte i heshtur.

Por ai vendosi që urimin t’ia bënte në darkë duke i surprizuar të gjithë me një postim ku nuk kanë munguar emoji zemra.

“Urime ditëlindja, edhe 100 të tjera”, shkruan Genci për Enin, teksa të dy kanë postuar të njëjtën video në “Instastoyr” ku shihen duke trokitur gotat.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
