16 Nëntor, 2020

“Më quajti rrugaçe”- Nga prapaskenat tek “Përputhen” deri tek gjyqi me Arjan Konomin, Shqipe Hysenaj flet hapur për të gjitha


Shqipe Hysenaj është konkurrentja që u pezullua nga “Përputhen”, sepse u akuzua për bullizëm ndaj konkurrentëve të tjerë në studio.

shqipe hysenaj (7)

28-vjeçarja ra menjëherë në sy për tipin e saj impulsiv dhe sipas produksionit, vendimi ishte marrë për shkak se ajo shfaqi edhe homofobi.

shqipe hysenaj (5)

Së fundmi, Shqipja ka folur për prapaskenat e këtij emisioni dhe për vendimin që u mor për të tek “Prive”.

shqipe hysenaj (3)

Si fillim, ajo tha se nuk ka ndërmend të kthehet tek “Përputhen”, ndërsa ajo që i ka mbetur peng lidhet me faktin që nuk iu dha mundësia të sqarohej në publik.

shqipe hysenaj (10)

Sipas saj, emisioni është real, por njerëzit brenda tij jo. Shqipja rrëfeu se ndihet e ofenfuar nga opinionisti, Arjan Konomi.

shqipe hysenaj (1)

Pse e kam përmendur gjyqin për Arjanin? Nëse shkoni tek debati me të, do shikoni që aty janë prerë pjesët dhe kam dal vetëm unë që them ‘do shihemi në gjyq”. Por pse e kam thënë këtë unë? Sepse ai më ka thënë që ti je ‘rrugaçe’, më quajti rrugaçe disa herë,”- u shpreh Shqipja.

shqipe hysenaj (9)

E pyetur në lidhje me debatin që patinë studio me të gjithë për përqeshjen që i bëri Gracianos, Shqipja tha:

Unë nuk jam homofobe. Por nuk mund ta merrja si gjë normale kur një vajzë 21 vjeç dhe një djalë po promovonin prostitucionin dhe orgjinë, marrëdhënien në grup. Unë jam pro familjes, por kur një familje vendos të shkojë me një të tretë unë gjykoj. Jo personin, por veprimin”.

shqipe hysenaj (8)

Në lidhje me të ardhmen Shqipja u shpreh se synimi i saj tashmë është televizioni, pasi kishte kuptuar se njerëzit e donin fytyrën e saj.

shqipe hysenaj (4)

© Panoramaplus.al