15 Shkurt, 2021

Me pozat e nxehta për Shën Valentin, Trejsi Sejdini zbulon a është në një lidhje


Ish-Missi Trejsi Sejdini ka realizuar një set fotografik për ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin.

“Gangsterja e Elbasanit” ngriti temperaturat e veshur me të kuqe ku vendoste në pah format e saj trupore seksi, ngjyrë që simbolizon këtë ditë.

Por një prej imazheve provokuese, ku pozon me të brendshme të zeza, vendosi ta publikojë ditën e sotme, për të treguar statusin e saj, single.

“Nga fotosesioni i djeshëm, por po e postoj sot sepse jam beqare”- shkroi Trejsi Sejdini, duke zbuluar se nuk është në një lidhje dhe se Shën Valentin e ka kaluar vetëm.

Modelja është diskutuar mjaft për jetën e saj private, ndërsa së fundmi u tha se ishte në një lidhje me reperin Don Xhon. Por statusi i saj i hedh poshtë këto dyshime, pasi na tregoi njëherë e mirë se është vetëm.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al