Modelja Emina Cunmulaj ka patur mbrëmë në shtëpinë e saj një të ftuar special, këngëtarin shqiptar Albert Stanaj.

Ky i fundit jo vetëm është argëtuar duke luajtur me vajzën e modeles, por të dy bashkë e kanë kthyer në një mbrëmje ku mbizotëronin detajet shqiptare.
Duke gatuar pite dhe duke kënduar “Hajderin Pasha”, Emina dhe Stanaj i treguan edhe njëherë botës se janë krenarë për origjinën e tyre.
© Panoramaplus.al
