Janë motrat më të famshme në Shqipëri dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar. Bëhet fjalë për Marina dhe Luana Vjollcën, të cilat kanë treguar edhe njëherë se janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Aktualisht të dyja bukuroshet kanë përfunduar emisionet respektive në “Top Channel” dhe |Tv Klan| dhe janë duke shijuar disa ditë pushimesh dimërore.

Dy motrat kanë publikuar në “Instagram” të njëjtën foto, ku shfaqen të përqafuar dhe më në formë se kurrë. “Më përqafo përgjithmonë”, kanë shkruar motrat Vjollca.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
