1 Shkurt, 2021

“Më përndjek fansi”/ Luana Vjollca denoncon rastin në Prokurorinë e Tiranës, po lëviz me makinë me shofer për shkak të…


Përndjekja e vazhdueshme e një fansi duket se është bërë shkak që moderatorja e njohur Luana Vjollca të përfundojë në Prokurori. 

“News 24” raporton se prezantuesja shumë e ndjekur dhe e komentuar ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.

 

Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares.

Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.

© Panoramaplus.al