Këngëtarja e njohur Soni Malaj teksa së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Mos i bjen me top”, ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Sa e vërtetë është që do jesh konkurente në ‘Big Brother Vip 3’? e pyeti moderatorja Erjola Doçi, ndërsa Soni tha që do të kishte shumë dëshirë por ajo nuk do të jetë pjesë e “BBV” pasi është një natyrë shumë e mbyllur.
“Jojo sidomos me këtë natyrën time introverte. Unë jam shumë e mbyllur dhe shumë private. Do isha shumë e mërzitshme sepse në shtëpi dhe mami thotë na lodhe. Nuk është e vërtetë. Nuk ndodh. Mua më pëlqen reality show, por…”– tha këngëtarja.
© Panoramaplus.al

