26 Shkurt, 2026

“Më pëlqejnë këngët për kremimin!”- Këngëtari i njohur shokon me deklaratën: Kur gjyshja ndërroi jetë shpërtheva në të qeshura


Këngëtari  i famshëm Harry Style gjatë një interviste ka bërë një deklaratë të pazakontë ku ka lënë pa fjalë ndjekësit.

Ai është shprehur se i pëlqejnë shumë këngët e kremacionit (i referohet këngëve që luhen gjatë një ceremonie djegieje të trupit të njeriut pasi ndërron jetë).

32-vjeçari tregoi se ideja i erdhi gjatë funeralit të gjyshes së tij. Ai kujtoi momentin kur në ceremoni u dëgjua kënga “The Long and Winding Road” e grupit legjendar The Beatles, gjë që e bëri të shpërthente në të qeshura.

Më dukej kaq e papërshtatshme. Dhe pastaj fillova të mendoja për këngë të papërshtatshme për djegien e trupit… dhe u largova me mendime të tilla,” u shpreh ai.

Në listën e tij humoristike të “këngëve për kremacion” përfshihen “Relight My Fire” e Dan Hartman, “Disco Inferno” e The Trammps dhe “Ring of Fire” nga Johnny Cash.

Styles u shfaq në podcast për të promovuar albumin e tij të ardhshëm, “Kiss All The Time. Disco, Occasionally”, i cili pritet të publikohet më 6 mars. Ai e përshkroi titullin si një “mantër jete”, duke theksuar se nuk mund të jesh “në disko gjatë gjithë kohës”, por duhet të gjesh ekuilibër mes dashurisë dhe argëtimit.

Në maj, ylli britanik do të nisë turneun e tij rezidencial “Together, Together” në Amsterdam, me ndalesa në Londër, São Paulo, Mexico City, Neë York, Melbourne dhe Sydney, në një seri prej 50 koncertesh.

© Panoramaplus.al