Chezzi Denyer ka zbuluar mundin e madh që bëri me bashkëshortin e saj Grant për të mbetur shtatzënë në moshën 41-vjeçare.

Chezzi, e cila do sjellë në jetë së shpejti fëmijën e tretë, tha se bëri seks 5 herë në ditë për të mbetur shtatzënë.
Pas disa aborteve spontane, çifti u këshilluan me gjinekologen që i udhëzuan të kryenin marrëdhënie seksuale pesë herë brenda një dite.

“Ajo më tha se kur të isha pjellore duhet të bëja të paktën 5 herë në ditë seks,”- zbuloi bashkëshortja e moderatorit të njohur në podkastin “It’s All True?”.
Ndërsa shtoi: “I thashë: ‘Po tallesh me mua?’ dhe kur ia tregova Grant më pa i tmerruar.”

Ajo u shpreh se në momentin që seksi iu bë i detyruar, iu “zhduk” romanca.
Por për fat të mirë, çifti u shpërblyen për punën e tyre të vështirë dhe janë në pritje të fëmijës së tretë, që do vijë në jetë në vitin 2021.
Chezzi Denyer dhe Grant janë martuar në vitin 2010 dhe janë prindër të dy fëmijëve, Sailor Shelley dhe Scout Una.
/Panoramaplus.al


