15 Shkurt, 2021

Me një foto bardh e zi, Meghan Markle dhe Princ Harry zbulojnë se së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë!


Duka dhe Dukesha e Sussex do të bëhen sërish prindër!

meghan markle princ harry (1)

Bebushi numër dy për Meghan Markle dhe Princ Harry është rrugës! Lajmi i gëzueshëm u bë me dije këtë të diel, shkruan “BBC”.

Archie, i cili pritet të mbushë 2 vjeç më datë 6 maj do të bëhet vëlla i madh. Duka dhe Dukesha i Sussex-it do të bëhen prindër për herë të dytë”, tha një burim për “People”.

meghan markle princ harry (4)

Meghan dhe Harry dhanë lajmin emocionues përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqej e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera.

meghan markle princ harry (5)

Lajmi i gëzueshëm, të cilin e publikuan në ditën e “Shën Valentinit”, vjen pasi Meghan, 39 vjeç, zbuloi se kishte pësuar një abort korrikun e kaluar.

Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbash një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë persona, por të folur nga pak”, shkroi ajo në një ese të publikuar nga “New York Times” më 25 nëntor.

meghan markle

Meghan dhe Harry, i cili është 36 vjeç, zyrtarisht hoqën dorë nga rolet e tyre mbretërorë vitin e shkuar.

meghan markle (6)

Dëshira për të pasur një jetë normale familjare luajti një rol në vendimin e tyre novator.

© Panoramaplus.al