22 Janar, 2021

Më në fund! Pas katër muajsh spekulime, Gigi Hadid zbulon emrin e vajzës së saj


Gigi Hadid ka zbuluar ditën e djeshme emrin e vajzës së saj të vogël!

gigi hadid zayn1

Sipas “Mirror”, u deshën 4 muaj që fansat të spekulonin rreth çdo emri të mundshëm dhe asnjëri prej tyre nuk e gjeti. Vajza e Gigi-t dhe Zayn Malik quhet Khai!

gigi hadid (3)

Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate, duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai-t” në bion e saj të Instagram-it më 21 janar. Gigi e ndau lajmin e shumëpritur saktësisht katër muaj pasi njoftoi ardhjen e vajzës së tyre në jetë.

gigi hadid (1)

Gigi i ka mbajtur fansat të informuar në lidhje me jetën e saj si nënë e re, por pa i zbuluar as emrin e as portretin. Familja jeton mes fermës së Hadid-ëve në Pensilvani dhe apartamentit të çiftit në New York.

Gjatë sezonit të festave Khai përjetoi atë që Gigi e përshkroi si “dëborën e saj të parë”.

gigi hadid (3)

Zbulimi i vërtetë i emrit të vogëlushes përbën një zhgënjim për gjithë  “Swifties”, që hedh poshtë teorinë e pretenduar nga adhuruesit e Taylor Swift pas publikimit në dhjetor të albumit të saj të nëntë.

gigi hadid (2)

Kënga “Dorothea” mendohej se ishte për emrin e bebushes së ZiGi-t, veçanërisht duke marrë parasysh që në Folklor, kënga “Betty” e Taylor zbuloi emrin e fëmijës së tretë të Blake Lively dhe Ryan Reynolds.

gigi hadid (4)

Gigi dhe Zayn, të cilët filluan romancën e tyre në 2015, u ribashkuan në fund të vitit 2019 pasi u ndanë në fillim të vitit.

gigi hadid (1)

Në prill 2020, dolën lajmet se çifti po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku, gjë që Gigi më vonë e konfirmoi tek Jimmy Fallon në “The Tonight Show”.

© Panoramaplus.al