Aktorja e famshme, Olta Gixhari prej disa kohësh është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj misterioz.
Çifti u bënë prindër të një djali, që e quajtën Amar, pak muaj më parë, por Olta Gixhari i mbrojti me fanatizëm imazhin e vogëlushit dhe partnerit.
Por së fundmi, aktorja është bërë pjesë e sfidës “Show me a photo of …” dhe të shumtë ishin ndjekësit që i kërkuan foto me mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.
Dhe ajo ua plotësoi dëshirën teksa iu përgjigj kërkesës së tyre “Për një foto në gjendje të dehur“.
Olta Gixhari publikoi një foto me partnerin ku shihen të ulur në një karrocë dhe shkëmbejnë puthje në buzë dhe kjo është hera e parë që nuk i mbulon imazhin, ndërsa emri i tij ende nuk dihet.
Ndërkohë ajo ndau për herë të parë edhe një pozë familjare, të realizuar më 25 dhjetor teksa darkonin, ku partneri i saj mbante në krahë Amar.
Gjithashtu ajo ndau edhe foton e parë të realizuar me Amar në maternitet, teksa zbuloi se gjatë shtatzënisë kishte shtuar 18 kg.










