8 Dhjetor, 2020

Më në fund! Fjoralba Ponari publikon foto krah partnerit të saj, por këtë herë pa ia fshehur identitetin


Prej pak muajsh, Fjoralba Ponari ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë, por portretin e partnerit të saj nuk e kishte publikuar.

fjoralba ponari (2)

Në të gjitha fotot që moderatorja ka postuar me të në rrjete sociale, ka përdorur ‘emoji’ të ndryshme për t’i mbuluar fytyrën.

fjoralba ponari (2)

Por, më në fund, ditën e djeshme, Fjoralba publikoi në Instastory një foto krah partnerit që i ka vjedhur zemrën dhe këtë herë pa e mbuluar fytyrën e tij.

fjoralba ponari (4)

Dyshja shfaqen duke darkuar në një restorant teksa janë ulur pranë njëri-tjetrit.

fjoralba ponari (3)

Identiteti i Françesko Bahollit u zbulua gjatë kohës kur moderatorja publikoi foto të njëpasnjëshme krah tij në Instagram.

fjoralba ponari (1)

Në rrjet filluan të qarkullonin foto të tij dhe u zbulua se është sportist xhudoje në Tiranë, si dhe inxhinier software.

fjoralba ponari (3)

Gjatë një interviste, ajo ka treguar se nuk dëshiron që ta ekspozojë shumë në rrjete sociale, sepse nuk është personazh publik.

fjoralba ponari (7) fjoralba ponari (5) fjoralba ponari (7)

© Panoramaplus.al