Ajo është modele e njohur dhe fama e saj i kapërcen kufijtë e Shqipërisë. Angela Martini e cila jeton në Amerikë, përveç modelingut ka zbuluar se ka edhe një pasion tjetër, të shkruajë. Pak më parë, ajo ka treguar datën se kur do të zbulohet libri i saj i parë.

“Më në fund erdhi dita, dhe jam shumë e emcionuar të lajmëroj se libri im do të publikohet në vendlindjen time, Shqipëri, në 11 nëntor”, shkruan Angela përkrah fotos në ‘Instagram’.

Pak kohë më parë modelja zbuloi disa detaje rreth këtij libri i cili do të jetë autobiografik rreth jetës së saj, vështirësive që ka kaluar dhe marrëdhënies me të ëmën.


