Ende ka mbetur enigmë fakti se pse ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin”, u largua. “Xing” ishte hapi i parë për bukuroshen për tu bërë e njohur nga të gjithë, madje aty ajo mori edhe vëmendjen e mediave rozë.

Por largimi i papritur i saj tërhoqi akoma më shumë vemëndje dhe madje u komentua gjatë, pavarësisht se doli në intervista të shumta Rashel nuk e tha haptazi se pse e mori këtë vendim. Në fakt largimi i saj nuk është më enigmë, sepse ajo ka vendosur ta thotë arsyen.

E pyetur se pse u largua nga “Xingu” kur je një super femër, ajo jep përgjigjen pa hezituar.
“E the dhe vetë, ngaqë jam super femër”, i është përgjigjur Rashela ndjekëses që i ka drejtuar pyetjen.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
