Marrëdhënia mes Big Bastës dhe Vesa Lumës ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi që pas hyrjes së reperit në Ferma VIP, pasi u përfol se Vesa nuk ishte dakord me këtë vendim të tij.

Mirëpo Big Basta është kujdesur që mes këtyre trazirave t’i bëjë dedikime të bukura bashkëshortes së tij me të cilën ka edhe një djalë. Së fundmi ai është shprehur se ka bindjen se Vesa e ndjek 24\7.
“Unë mendoj që Vesa ka një gamë shumë më të gjerë sesa unë ndjekësish dhe e ka frikshmërisht shumë të madhe dhe Vesa shpesh përpiqet të amplifikohet dhe me komentu edhe shumë gjëra të tjera por e di shumë mirë që këtu është 100%. Unë e kam ditur që në fillim që kur të hyj këtu do të jem herë 2,” thotë reperi.
Pak ditë më parë ka qenë Vesa Luma e cila vendosi të thyejë heshtjen pasi bashkëshorti i saj tregoi kuptimet e tatuazheve që mban në trup gjatë qëndrimit në Ferma Vip.
Ai u shpreh se: “Ky trëndafili është djali, ndërsa këto pikat e vesës, janë Vesa. Kur të bëjmë fëmijë tjetër kismet, edhe një trëndafil tjetër”, tha Big Basta duke treguar se planifikon të zgjerojë familjen pasi çifti janë prindër të vetëm një djali.
Ndërkohë Vesa Luma ka komentuar një emoji zemre në videon e publikuar, duke lënë të nënkuptohet se ose nuk ka krizë në marrëdhënien e tyre, ose gjithçka mes tyre do të rregullohet duke lënë mënjëanë mosmarrëveshjet që kanë pasur.

Krizë në martesë?
Reperi Big Basta dhe këngëtarja e njohur Vesa Luma prej kohësh po përflitet se po kalojnë një krizë në martesën e tyre. Shkak për të thuhet të jetë bërë hyrja e reperit në Ferma VIP, ku sipas thashethemeve Vesa nuk ishte dakord me këtë vendim të tij.
Që prej hyrjes shpesh e kemi parë Big Bastën të shprehi dashurinë ndaj saj dhe djalit para kamerave, mirëpo nga vetë Vesa nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani. Ka qenë përsëri Big Basta, i cili ka përshëndetur përsëri familjen e tij të vogël teksa është shprehur: “Jetët e mija, ju dua.”
Prej disa ditësh çifti i njohur i showbizit, Big Basta dhe Vesa Luma, po përfliten për një krizë në marrëdhënien e tyre. Fillimisht u tha se shkak për këtë thuhet se është bërë pjesëmarrja e reperit në formatin “Ferma VIP2”. Por duket se problemet mes tyre ka qenë më herët se kjo ftesë të vijë. Bëhet me dije se çifti muajt e fundit ka pasur probleme rreth faktin se ku do të jetojnë. Këngëtarja ka preferuar që çifti të vendoset përfundimisht në Tiranë, ndërkohë që Big Basta ka dashur që të largohet sërish jashtë shtetit.
Duket se përplasjet kanë nisur për këtë fakt dhe kanë vijuar për disa muaj. Sakaq, vetë këngëtarja na ka zbuluar se e ka marrë një shtëpi në Tiranë dhe janë duke bërë përgatitjet e fundit që të hyjnë në shtëpi. Nga ana tjetër, reperi duket se nuk ka qenë dakord me këtë vendim të bashkëshortes së saj, duke sjellë edhe krizën mes tyre.
Pas disa kohësh përplasje, duket se ka mbërritur edhe ftesa e produksionit për Big Bastën, çfarë ka thelluar edhe më shumë problemet. Megjithatë, çifti ende nuk është ndarë, duke lënë gjithçka të hapur, pas përfundimit të eksperiencës së tij në Ferma VIP. Në këtë reality, këngëtari ka zgjedhur mos të ndajë detaje nga problemet që po kalon në martesën e tij, përkundrazi.
Teksa ka qenë duke kënduar me fermerët e tjerë një nga këngët e Vesa Lumës, e ka përshëndetur këngëtaren me një puthje duke i thënë “të dua”. Po ashtu gjatë një bisede me një nga konkurrentet e tjerë, Big Basta është shprehur se është shumë i dashuruar me Vesën, me të cilën ka edhe një djalë të vogël. Në një bisedë me konkurrenten Silvanën, ia bëri me dije se nuk ka hyrë për të rënë në dashuri me askënd në “Ferma Vip”.
“Unë nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare, ça flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël. Si të bie në dashur, më kë të bie njëherë, me Albin”, u shpreh ai.
Mirëpo nga ana tjetër vetë këngëtarja, Vesa, nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këto deklarata të reperit, po ashtu ajo nuk ka hedhur poshtë dhe as nuk ka konfirmuar thashethemet për një krisje në marrëdhënien e tyre. Ajo që shtoi dyshimet për krizën mes çiftit, ishte përgjigjja e reperit kur u pyet për kë do e merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në “Ferma Vip”.
“Djalin”,- u përgjigj ai, dhe kur u pyet nga Luana “Vetëm për djalin?”, ai shtoi “Edhe familjen”, pa e përmendur fare Vesën. Sakaq, Vesa nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për Big Bastën në rrjetet sociale. Ndërkohë që një tjetër detaj u vu re gjatë qëndrimit të tij në fermë. Në shtëpinë ku VIP-at qëndrojnë është vënë kënga e Vesës dhe ai nisi të këndojë dhe kërcejë së bashku me banorët e tjerë. Por, sërish përshëndeti vetëm të birin, jo Vesën.
© Panoramaplus.al

