
Ikja e Xhevdet Ferit ka lënë një boshllëk të madh në mendjen dhe zemrat e familjarëve.
E bija e aktorit të ndjerë, Bora, poston shpesh foto kujtime me babanë, e bën dedikime prekëse.
Së fundmi, mallin për të atin Bora e shpreh në rrjetet sociale përmes kësaj fotografie, ku kujton kur ka qenë në plazh me aktorin dhe ajo ishte shtatzënë.
Mes të tjerash Bora thekson se sa shumë i mungon babai.

“Ketu me mbaje qendrim se doja te lahesha ne det ne muajin e 5-te te shtatezanise pavaresisht se uji ishte i ftohte ?? “Bora, femije i papergjegjshem! Nuk je vetem ti tani!!” Po prape me shoqerove dhe u shkoqem ne muhabet si perhere! Te kam ❤️ #missyoupapi”, shkruan ajo.
© Panoramaplus.al
