9 Prill, 2026

“Me Mirkon flasim gjithë ditën!”- Soni Malaj flet për ish-bashkëshortin: Jetojmë në të njëjtën vilë, takohemi nëpër shtëpi! Ka rol të madh në…


Këngëtarja Soni Malaj ka ndarë një rrëfim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut gjatë qëndrimit të saj në Ferma VIP, duke folur hapur për jetën pas ndarjes dhe raportin që vazhdon të ketë me ish-bashkëshortin.

soni-malaj-mirko

Artistja zbuloi se, pavarësisht se nuk janë më bashkë si çift, ajo dhe Mirko vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën banesë në Itali, një situatë jo e zakonshme që ka ngritur shumë pikëpyetje.

“Me Mikron flasim gjithë ditën. Rrimë në një shtëpi në Itali, nuk jemi bashkë, por vila është e madhe dhe takohemi nëpër shtëpi,” u shpreh këngëtarja, duke theksuar se raporti mes tyre mbetet i afërt dhe funksional.

soni-malaj-mirko

Ajo u ndal edhe te vajza e tyre, Anna, për të cilën tha se është një fëmijë i qetë dhe i edukuar, duke ia atribuar këtë edhe bashkëpunimit të mirë mes saj dhe ish-partnerit në rritjen e saj.

Historia e tyre nisi vite më parë gjatë spektaklit Dancing With The Stars, ku u njohën dhe më pas krijuan një lidhje që u kurorëzua me martesë në vitin 2013. Nga kjo martesë erdhi në jetë vajza e tyre, ndërsa në vitin 2015 çifti vendosi t’i japë fund marrëdhënies, për shkak të diferencave në stilin e jetesës dhe angazhimeve në vende të ndryshme.

656658242_18578486335049622_1896758142957643105_n

Megjithatë, edhe pas ndarjes, ata kanë zgjedhur një mënyrë bashkëjetese të veçantë, duke ndarë të njëjtën shtëpi, por jo të njëjtën marrëdhënie, një zgjidhje që, sipas Malajt, lidhet edhe me praninë dhe përkushtimin ndaj vajzës së tyre.

soni malaj mirko2

649215609_18572941345049622_3589964426597253828_n

soni malaj mirko

649215647_18572941333049622_3739314461493994029_n

627676376_18560281255049622_8717601653604898506_n

645889349_18571461154049622_6240626719046493716_n

© Panoramaplus.al