27 Maj, 2026

“Më mirë një kuti bizhuterish Louis Vuitton sesa fëmijë” – Influencerja australiane përballet me kritika të forta pas një postimi në rrjetet sociale


Influencuesja australiane Elle Ferguson është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale pas një postimi që nxiti debat mes ndjekësve të saj.

elle-ferguson-1

Gjatë një vizite në një butik të Louis Vuitton, 41-vjeçarja publikoi një video ku shfaqej me një kuti luksoze bizhuterish në formë guaske, me vlerë rreth 23,600 dollarë. Aksesori i veçantë përmban monogramin karakteristik të markës, detaje ari dhe pjesë të brendshme me mikrofibër.

Por ishte përshkrimi që shoqëronte videon ai që shkaktoi reagimet më të shumta.

“Sapo pashë dikë nga shkolla e mesme që postoi një foto me tre fëmijët e saj dhe mbishkrimin: ‘Çfarë mund të jetë më mirë se kjo?’ Me gjithë respektin, një kuti bizhuterish Louis Vuitton në formë guaske me vlerë 23,600 dollarë”, shkroi Ferguson.

Më pas ajo shtoi edhe një koment tjetër: “Merreni me humor”.

Megjithatë, postimi nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e përdoruesve, të cilët e konsideruan deklaratën të tepruar dhe pa ndjeshmëri.

“Shpresoj të jesh duke bërë shaka”, “Fëmijët vlejnë më shumë se çdo send luksi” dhe “Ajo kuti nuk do të të thotë kurrë: ‘Mami, të dua më shumë se çdo gjë në botë’”, ishin disa nga komentet që pushtuan rrjetin.

Nga ana tjetër, pati edhe ndjekës që e mbrojtën influencuesen, duke e konsideruar postimin thjesht një batutë.

“Kam tre fëmijë dhe sinqerisht… ajo ka të drejtë”, shkroi një përdoruese.

© Panoramaplus.al