29 Mars, 2021

“Më mbushen sytë me lot, njëlloj si herën e parë!”- Kjo këngë e Vlashent Satës është gjithçka që Dojna Mema donte t’i thoshte të atit të ndjerë


Në dhjetor të vitit 2019, Dojna Mema humbi babain e saj, duke i shkaktuar një dhimbje të thellë të gjithë familjes.

dojna mema (6)

Moderatorja ka treguar se nuk ka munduar të shprehë me fjalë të gjitha ato që donte t’i thoshte të ndjerit në atë kohë.

dojna mema (1)

Prandaj, Mema publikoi në Instastory një pjesë nga një këngë e partnerit të saj, Vlashent Satës, teksti i së cilës përmban gjithçka që ajo do të kishte dashur të thoshte.

dojna mema (7)

“Kur humba babain e kisha të pamundur të shprehja emocionet në të shkruar. Kjo këngë është gjithçka do doja t’i kisha thënë unë. Vlashent Sata më mbushen sytë më lot nga kjo këngë, njëlloj si herën e parë”, shkroi Dojna.

dojna mema (2)

Ajo e ka kujtuar herë pas here të atin me anë të postimeve në rrjete sociale, apo me dedikime të ndryshme.

dojna mema (3)

I fundit ishte një foto e tij e postuar në Instagram, krah së cilës Dojna shkruante se ndonëse nuk është më fizikisht me të, ai është çdo ditë në mendjen dhe zemrën e saj.

dojna mema vlashent sata (7) dojna mema (9)

© Panoramaplus.al