17 Maj, 2018

Me maska e makina luksoze, ish-banori i “Big Brother” ndalohet nga policia (VIDEO)


Ndodh shpesh që realizimet e vidioklipeve muzikore të shkaktojnë panik te policia. E kjo ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku forcat “Shqiponja” kanë ndaluar disa të rinj.

Në mesin e tyre bie në sy edhe një ish-banor i “Big Brother Albania”. Ai është Elsamed Senaj, i cili është edhe këngëtar.

Në videon e publikuar në profilin “Rich Kids of Tirana” në rrjetin social “Instagram” shihen dhjetëra makina luksoze, kamera dhe djem me maska. E kjo është dashur që “Shqiponjat” të viheshin në punë e të ndalonin të rinjtë.

Gjithashtu shihet se disa me maska të bardha urdhërohen të hyjnë në makinë dhe të mos lëvizin derisa të sqarohet e gjithë situata.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al