8 Mars, 2018

Me lot në sy, mamaja e Rita Orës rrëfen luftën me kancerin e gjirit


Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër ka uruar sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social “Facebook”.

Në videomesazh shfaqen disa femra shqiptare, ndër to edhe mamaja e Rita Orës, Vera.

“Si mjeke dhe si grua e cila ka përballuar luftën me kancerin e gjirit, u drejtohem nënave dhe vajzave shqiptare: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe bëjini kontrollet paraprake rregullisht”, bën thirrje Vera Ora, mjeke psikiatre në video.

“Sot jam e lumtur që përballova këtë sfidë dhe duke mbështetur e orientuar drejt karrierës ndërkombëtare vajzën time, Rita Ora”, shprehet mamaja e këngëtares me lot në sy.

“Gruaja shqiptare në Britani, krenohem me ty”, përfundon Vera Ora.

Vera Ora u diagnostifikua me kancer të gjirit në kohën kur u zhvendos së bashku me familjen në Londër. Ajo arriti ta kapërcente këtë sfidë të vështirë, por kanceri iu rikthye kur Rita Ora ishte 14 vjeç. Atë kohë, karriera e Ritës si këngëtare sapo kishte filluar. Këngëtarja shqiptare u shpreh se çdo gjë e bënte për mamin e saj dhe me punë e vullnet arriti aty ku është sot.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al