Aktorja e njohur e “Portokallisë” Albana Perhati, ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale dhe profesionale.

Aktorja më e dashur e programit të humorit i ka prekur të gjithë me rrëfimin e saj për të atin. Gjatë kohës kur ajo po bëntë xhirime, Albana tregoi se nëpërmjet një telefonate mësoi se i ati kishte kaluar trompozë.
Perhati arriti të realizonte shfaqjen por i cilësoi ato dy orë si momentet më të tmerrshme të jetës së saj dhe që nuk do ta harroj kurrë.

“Ne shfaqet i xhirojmë të shtunën dhe unë isha dy orë para se të dilja. Marr një telefonatë nga djali xhaxhait dhe më thotë se si është babi. Mami s’më kishte treguar se babi kishte kaluar trompozë dhe ishte në gjendje kritike për jetën”, theksoi ajo.
“Unë e bëra shfaqen atë ditë dhe kanë qenë dy orët më të tmerrshme të jetës sime. U munduan të mos më shqetësonin para shfaqesh. Është një moment që nuk do ta harroj kurrë. Prindërit e mi jetojnë në Itali prej 22 vitesh. Është moment shumë i vështirë i daljes në skenë. Babi u bë mirë dhe tani e kanë me ultimatum që çfarëdo që të ndodhi unë dua të di dua të jem aty”, – tha ajo.

Me lot në sy Albana rrëfu dhe pëngun e saj më të madh. Ajo tregoi se pamundësia fizike e prindërve të saj të cilët jetojnë në Itali nuk kanë mundur ta shikojnë duke performuar.
“Kam edhe një peng që se kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri. Dhe se kam pasur kurrë për gjithë këto vite të më shohë duke performuar. Është një nga pengjet e mia. Kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live është një pamundësi fizike”, – rrëfeu Albana.


