23 Nëntor, 2020

“Më latë beqare”- Arjola Demiri flet për marrëdhënien me fëmijët dhe tregon situatën kur i ka ndaluar ta thërrasin ‘mami’


Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri është nënë beqare e tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave. Ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj vite më parë dhe iu është përkushtuar e vetme rritjes së fëmijëve.

arjola demiri (7)

E ftuar në “Why Not”, Arjola foli më shumë rreth marrëdhënies që ka me ta dhe zbuloi se në të shumtën e rasteve, përpiqet që situatat t’i zgjidhë me humor.

arjola demiri (5)

Aktorja nuk la pa ndarë me të gjithë edhe një ngjarje që i kishte ndodhur në plazh me vajzat, të cilave ua kishte ndaluar ta thërrisnin “mami”.

arjola demiri (1)

Ishim në plazh, unë me dy vajzat, ndërsa Rubini (djali) ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh, këto thërrisnin “ma, ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërrisnin këto, më thonin: ‘Moj, mami i këtyre je ti?’

arjola demiri (6)

Edhe unë i përgjigjesha: ‘Po, mami i tyre jam”. U thash nga nesër e mbrapa mos më thërrisni më mami se më latë beqare për gjithë jetën! Ju lutem më thërrisni teze,”- rrëfeu aktorja.

arjola demiri

© Panoramaplus.al