Ajo është një ndër nga artistet më të pëlqyera në botën e muzikës botërore dhe fama e saj rritet me dimensione të mëdha kohë pas kohe.

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku, por a e dini se si dukej këngëtarja para famës?

Së fundmi, Bebe ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto të vjetër nga fëmijëria.

Me flokët e errët dhe me baluke, ajo shfaqet krah vëllait dhe krah fotos shkruante:
“Ditët e vjetra dhe të mira me Florent Rexhën. Më ktheni në jetën e thjeshtë”.

Mesa duket, fama bëhet edhe e lodhshme, prandaj këngëtarja kërkon të jetë edhe një herë një person i thjeshtë që nuk e njeh askush.


