
Rita Ora vazhdon të shijojë arratisjen në Paris me të fejuarin e saj Taika Waititi. Prej andej na ka falur disa ide mjaft të mira mbi kombinimet e mundshme të veshjeve në këto ditë të nxehta vere. Së fundmi ajo ka bërë një vizitë në muzeun e Luvrit me regjisorin dhe dy vajzat e tij. Këngëtarja zgjodhi një veshje sa elegante, aq edhe seksi sigurisht duke e balancuar shumë mirë dhe duke gjetur mesin e artë për një vizitë në muze.

Rita është fotografuar në Rue de Rivoli e veshur me një palë pantallona ngjyrë bezhë të gjera dhe një palë syze dielli. Ajo i kishte kombinuar pantallonat me një crop-top stil korse me printe që nxirrte në pah format e saj perfekte. Rita i shtoi veshjes së saj një palë sandale me platformë të lartë dhe një çantë argjendi.

31-vjeçarja kishte bërë një grim natyral dhe la aksesorët të luanin pjesën e ekstravagancës: shumë byzylykë të trashë floriri dhe argjendi, varse dhe unaza. Tipike e stilit të saj.
Më vonë në mbrëmje ajo shkoi në koncertin e Ed Sheeran. Rita u shfaq prej andej me një palë tuta të ngushta ‘nude’ dhe një crop-top dy pjesësh ngjyrë gri dhe të bardhë. Për ta bërë edhe më spotive dhe ‘francy’ look-un e saj kishte vendosur një kapele. Teksa publikoi disa foto e video në Instagram ajo e falenderoi Ed Sheeran që e ka ndihmuar gjithnjë.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

