23 Dhjetor, 2020

Me këtë imazh, Hailey Bieber tregon momentin kur kuptoi se ishte dashuruar me Justin Bieber


Hailey Bieber ka treguar momentin kur kuptoi se ishte e dashuruar me këngëtarin, Justin Bieber.

Modelja e famshme foli për këtë moment, teksa një ndjekës i kërkoi të foto të ‘herës së parë kur e kuptoi se ishte dashuruar me Justin Bieber’.

24-vjeçarja publikoi një foto të vjetër të saj dhe bashkëshortit duke kërcyer pranë një pishine në Story.

Në imazh këngëtari është kthyer me kurriz nga kamera duke përqafuar Hailey Bieber, ndërsa ajo e shikon me dashuri.

Dyshja u martuan në shtator 2018 në një ceremoni private në një gjykatë në Neë York.

Ndërsa vitin e kaluar organizuan dasmën në Karolinën e Jugut mes miqve dhe të afërmve të tyre.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al