17 Shkurt, 2021

Me këtë foto të ëmbël, Kourtney Kardashian konfirmon romancën e re me Travis Barker


Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë zyrtarisht bashkë, pasi çifti ka konfirmuar romancën e tyre.

kourtney kardashian (1)

41-vjeçarja dhe Travis, 45 vjeç, publikuan në llogarinë e tyre në Instagram një foto, në të cilën shiheshin duart e të dyve të kapura me njëra-tjetrën, sipas “Mirror”.

Ata kanë qenë miq për më shumë se një dekadë dhe së fundmi zbuluan se jetonin afër njëri-tjetrit në Calabasas.

kourtney kardashian (4)

Ai madje ka qenë pjesë e shfaqjes “Keeping Up With The Kardashians” dhe thuhet se familja e saj e pëlqen shumë 45-vjeçarin.

kourtney kardashian (3)

Kourtney nuk shkroi asgjë krahas fotos, por shumë shpejt ajo mblodhi mijëra pëlqime dhe komente.

Familja dhe miqtë e saj e pëlqejnë të gjithë atë. Fëmijët e tyre gjithashtu shkojnë mirë me njëri-tjetrin”,- tha një burim.

kourtney kardashian (2)

Kourtney dhe Travis kanë bashkë gjithsej gjashtë fëmijë. 41-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve: Mason 11 vjeç, Reign 6 vjeç, si dhe vajza Penelope, 8 vjeç më ish-bashkëshortin Scott Disick.

kourtney kardashian, scott disick, amelia hamlin (12)

Ndërsa Travis ka një vajzë 21-vjeçare, Atiana, një tjetër 15 vjeç, Alabama, si dhe djalin Landon, 17 vjeç, me ish-bashkëshorten Shanna Moakler.

kourtney kardashian (5)

© Panoramaplus.al