11 Qershor, 2018

Me këmishë të bardh e të zbërthyer, kështu shfaqet Bleona në filmin me Nicolas Cage (Video)


Një nga figurat më të përfolura të showbiz-it shqiptar, këngëtarja Bleona Qereti na ka treguar muaj më parë për projektin e saj më të ri. Ndryshe nga herët e tjera, ku e kemi parë të përformoj si këngëtare, këtë herë ylli shqiptar është shfaqur si aktore përkrahë aktorëve me famë botërore si; Nicolas Cage, Sophie Skelton, Dwayne Cameron dhe Amanda Cerny .

Ka qenë vetë Bleona ajo që na ka treguar se tani më filmi ka dalë dhe ajo ka treguar një fragment të sajin si aktore. Këngëtarja shqiptare është shfaqur në një bar, ku mban të veshur një këmishë të bardhë, të zbërthyer deri në gjoks dhe në atë momente fillojnë breshëri armësh, të cilat e trembim këngëtare.

Duhet thënë se këngëtarja duket një aktore goxha e mirë nga fragmenti që ka shkëputur për ta ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram”.

“Ishte nder i jashtëzakonshëm të isha pjesë e këtij projekti. Fansat e mi të dashur filmi 211 është publikuar”, shkruan ajo videos së publikuar.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al