Modelja e njohur shqiptare Angela Martini është një ndër nga personazhet më të komentuara në mediat rozë. Jeta e saj private si dhe postimet provokuese që bën në rrjetet sociale, tërheqin gjithnjë vëmendjen e publikut.

Angela i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private dhe aktualisht bashkëjeton me bashkëshortin e saj. Modelja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë provokon me pamjet e nxehta.

Ndërsa dje ajo ka publikuar në “Instastory” një video ku i ka “çmendur” ndjekësit e saj. Në të Angela shfaqet e ulur në makinë, duke bërë lëvizje shumë sensuale dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
